E bujshme nga Spanja/ Ish-kampioni i Botës dhe fituesi i “Topit të Artë” piketohet si trajneri i ri i Bares

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 13, 2022 | 20:15

E bujshme nga Spanja/ Ish-kampioni i Botës dhe fituesi i “Topit të Artë” piketohet si trajneri i ri i Bares

Keidi Bare do të ketë një ndryshim të rëndësishëm në karrierën e tij duke filluar nga kjo verë. Vinsente Moreno nuk do të jetë më trajner i skuadrës së njohur katalanase, pavarësisht mbijetesës së siguruar me tre ndeshje përpara fundit të kampionatit.

Fabio Kanavaro, fitues i Topit të Artë në vitin 2006

Fabio Kanavaro, fitues i Topit të Artë në vitin 2006

Pas shkarkimit të Morenos, tashmë Keidi Bare mund të drejtohet nga një ish-kampion bote dhe fitues i “Topit të Artë”, si Fabio Kanavaro, i cili shihet si një nga kandidatët për të marrë postin e trajnerit te Espanjoli. Këto janë zhvillimet e fundit që vijnë nga Spanja, në lidhje me teknikun e ri të skuadrës që militon në La Liga.

kanavaro

Pritet të mësohet me mjaft kuriozitet se si do të vijojnë bisedimet për “timonierin” e ri të Espanjolit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"