Postuar: Qershor 19, 2023 | 22:11
E bujshme nga Italia, Juventusi kërkon sulmuesin e Kombëtares së Shpresave
Juventusi ka nisur nga puna në merkato dhe mediat italiane bëjnë me dije se bardhezinjtë po mendojnë për të ardhmen.

Siç raporton “La Gazzetta dello Sport”, “Zonja e Vjetër” tashmë i është bashkuar garës për sulmuesin e Shpresave, Stiven Shpendi.
19-vjeçari shkëlqeu me skuadrën e parë të Çezenës në Serinë C, duke shënuar 12 gola në 29 ndeshje.
Gjithsesi Juventusi nuk është i vetmi klub i Serisë A që interesohet për shërbimet e Stiven Shpendit, pasi në garë për të janë edhe Empoli me Leçen.
PANORAMASPORT.AL













