E bujshme! Myrto Uzuni drejt transferimit në La Liga, sulmuesi udhëton drejt Spanjës për vizitat mjekësore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 30, 2022 | 20:19

E bujshme! Myrto Uzuni drejt transferimit në La Liga, sulmuesi udhëton drejt Spanjës për vizitat mjekësore

Vjen hapi i madh në karrierën e Myrto Uzunit. Sulmuesi i përfaqësueses shqiptare është pranë kalimit në një nga kampionatet më të njohura në Europë, La Liga., pasi ka marrë një ofertë të parefuzueshme nga një nga klubet e elitës atje,

uzuni

Lojtari ka shkëlqyer me Ferencvarosh, duke qenë në një vit e gjysmë atje padyshim lideri i repartit të avancuar, duke bindur me lojë dhe me gola të rëndësishëm të shënuar në kampionat dhe në Europë, ku provoi fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve e së fundmi edhe të Ligës së Europës. Paraqitje të cilat kanë tërhequr vëmendjen e klubit të Granada në Spanjë dhe sipas mediave hungareze, ai do të jetë destinacioni i tij i radhës.

Sulmuesi mungon në ndeshjen e sotme të Ferencvarosh ndaj Ujpesht pasi raportohet se ka udhëtuar drejt Spanjës. Atje do të kryejë vizitat mjekësore dhe firmosur me klubin spanjoll para mbylljes së merkatos së janarit, e cila në Spanjë finalizohet gjatë ditës së nesërme.

PANORAMASPORT. AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"