E BUJSHME/ E kërkon edhe Juventusi, talenti shqiptar bëhet gati për hapin e madh në karrierë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 10, 2023 | 0:01

E BUJSHME/ E kërkon edhe Juventusi, talenti shqiptar bëhet gati për hapin e madh në karrierë

Një lajm i bujshëm është duke qarkulluar së fundmi. Talenti i Llapit, Elvir Gashijani pritet të largohet në merkaton e janarit për të bërë një hap të madh në karrierën e tij.  

 401854354_3447013448962735_3747234591194615431_n

Sipas “Lajmi.net”, për Gashijanin kanë shprehur interesim tri klube të rëndësishme Europiane, përfshirë Juventusin që synon fillimisht ta transferojë në ekipin B. 

Shtutgarti dhe Hajduku i Splitit janë gjithashtu të interesuara për shërbimet e tij, ndërsa negociatat kanë filluar. 

Gashijani është talent i cili pritet të ketë një të ardhme të ndritur. Pak kohë parë më parë ai realizoi dy gola për Kosovën U17 në Maltë. 

17-vjeçari aktivizohet edhe te ekipi i parë i Llapit, me të cilët ka shënuar disa gola.  Gashijani luan në rolin e mesfushorit të avancuar, si dhe në krahun e djathtë të sulmit. 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"