E ardhmja e Zidan në “ajër”, qëndron te Reali vetëm po…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 22, 2020 | 17:45

E ardhmja e Zidan në “ajër”, qëndron te Reali vetëm po…

Zinedin Zidan është rikthyer më i uritur se kurrë dhe me të njëjtat ambicie që kishte përpara se kampionati të ndalej. Trajneri i Realit të Madridit e ka të ngulitur në mendje idenë se skuadra e tij nuk është në një periudhë tranzicioni dhe i duhet patjetër që të fitojë një trofe si Liga e Kampioneve apo La Liga, në mënyrë që të mos konsiderohet një vit i dështuar.

ZIDANE

Zidan ende nuk ka mbajtur diskutim me të gjithë grupin e lojtarëve të tij (me video po), por mesazhi që po u jep lojtarëve në këto stërvitje të para është rikthimi me 100% motivim për të fituar titujt që janë në lojë. Ai është i bindur se përgatitja fizike do të jetë e rëndësishme dhe në dispozicionin e tij ka një grup lojtarësh, të cilët do të japin kontributin e tyre për të arritur sukseset. Te Reali e dinë të gjithë sa e rëndësishme është një kupë në këtë sezon, për t’u dhënë emocione dhe kënaqësi tifozëve që do ta shohin nga ekrani.

Guardiola-is-the-best-technician-in-the-world-Zinedine-Zidane.img

NË PROVË – Zidan e di edhe vetë që gjatë kësaj kohe është në provë dhe në Madrid do të vazhdojë gjithmonë. Fakti që sezoni që ka bërë deri tani është i mirë, askush nuk ia garanton vazhdimësinë. Kampi “galaktik” është gjithmonë i uritur me trofe dhe fundi i sezonit do të përcaktojë më qartë fatin e Zidanit.

Nëse do të triumfojë, do t’i japë vetes një tjetër shans për të qëndruar në krye të Realit. Gazeta “AS” ka thënë kohë më parë se “COVID-19” e konfirmoi Zizunë në stol edhe për vitin e ardhshëm, por nëse dështon, atëherë rrezikon shkarkimin. Florentino Perez dhe Zizu kanë pasur përplasje edhe për merkaton dhe Pol Pogba është ai që mund të çojë në një divorc përfundimtar palët.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"