Dy oferta të tjera, Llullaku drejt Champions-it përmes… Azisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 20, 2016 | 11:40

Dy oferta të tjera, Llullaku drejt Champions-it përmes… Azisë

Afati kalimtar i janarit me siguri ka për ta gjetur me një ekip të ri Azdren Llullakun, për të cilin ofertat konkrete kanë filluar të mbërrijnë që tani.

Llullaku feston

Pas polakëve të Leh Pozhnanit, për mesfushorin e Kombëtares shqiptare janë afruar edhe Astana nga Kazakistani dhe bullgarët e Levskit të Sofjes.

Sipas mediave rumune, Astana është alternativa më e mundshme për të ardhmen e 28-vjeçarit, autor i 16 golave në 21 javë të ligës së parë rumune.

Kampionët e Kazakistanit, të cilët do të luajnë në Ligën e Kampioneve sezonin e ardhshëm, kanë edhe ofertën më të mirë financiare për lojtarin.

Klubi nga kryeqyteti kazak ofron më shumë edhe se Leh Pozhnani, që maksimumin e ka 30 mijë euro në muaj.

Më i vështirë duket, ndërkaq, misioni për Levskin, oferta e të cilit nuk shkon më shumë se 12 mijë euro në muaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"