Dy ndeshje asnjë fitore, Maqedonia përmbys Shqipërinë U-19

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 26, 2019 | 15:21

Dy ndeshje asnjë fitore, Maqedonia përmbys Shqipërinë U-19

Shqipëria U-19 e drejtuar nga trajneri Nevil Dede është mundur nga Maqedonia e Veriut U-19, me rezultatin 2-1.

Maqedoni-Shqiperi-1024x768

Ndeshja u zhvillua ditën e sotmë në stadiumin e Ohrit në orën 13:00. Shqipëria e nisi ndeshjen shumë mirë dhe ka kaluar në avantazh me Brojën në minutën e 10-të. Maqedonasit nuk kanë qëndruar duarkryq dhe në minutën e 40-të barazuan me anë të Dautit.

Në pjesën e dytë fqinjët kaluan në avantazh me anë të Elezit në minutën e 53-të takimit, pas një 11-metërshi.

Gjatë gjithë pjesës së dytë Shqipëria ka sulmuar, por pa arritur të konkretizojë me një gol. Kështu Shqipëria në dy ndeshjes ndaj Maqedonisë së Veriut nuk ka fituar asnjë, duke humbur dhe barazuar nga një takim.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"