Dy miqësoret, Bunjaku shpall listën e Kosovës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 19, 2014 | 15:46

Dy miqësoret, Bunjaku shpall listën e Kosovës

kosovaPasi ka ndjekur nga afër finalen e Kupës së Shqipërisë, ka konsumuar një drekë pune me trajnerin e kombëtares shqiptare, Albert Bunjaku ka përmbyllur listën e lojtarëve që do të ketë në dispozicion për miqësoret e radhës, me Turqinë dhe Senegalin. Ashtu sikurse pritej, një tjetër ish-kuqezi, Debatik Curri, i është bashkuar Kosovës, por pa i thënë përfundimisht “lamtumirë” Shqipërisë. Mungon në këtë listë Loret Sadiku, që tashmë duhet të angazhohet rregullisht me kombëtaren e drejtuar nga De Biazi, e cila përgatitet për fushatën kualifikuese të “Euro 2016” në grupiun e saj. Bajram Jashanica dhe Ylli Hoxha janë grumbulluar nga Superiorja shqiptare, ndërsa kampionati kosovar përfaqësohet nga dy lojtarë në këtë listë: Mentor Zhdrella dhe Kushtrim Mushica.

Lista e Kosovës
Samir Ujkani
Kushtrim Mushica
Julian Bibleka
Lum Rexhepi
Shkodran Metaj
Kristian Nushi
Fanol Perdedaj
Debatik Curri
Bajram Jashanica
Anel Rashkaj
Enis Alushi
Liridon Krasniqi
Faton Toski
Enis Bunjaku
Mentor Zhdrella
Mehmet Hetemaj
Eroll Zejnullahu
Yll Hoxha
Imran Bunjaku
Albert Bunjaku
Albion Avdia
Alban Bunjaku
Dardan Rexhepi

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"