Dy klube të Superiores me merkato të bllokuar, asnjë lëvizje për të shlyer detyrimet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 26, 2024 | 22:09

Dy klube të Superiores me merkato të bllokuar, asnjë lëvizje për të shlyer detyrimet

Superiorja është në mesin e sezonit dhe na ndajnë edhe disa ditë nga përfundimi i merkatos. Ditën e djeshme Federata Shqiptare e Futbollit raportoi në faqen zyrtare se janë zhvilluar takimet mes zyrtarëve të saj dhe atyre të klubeve, në lidhje me licensimet për në kompeticionet evropiane, kritere që janë vendosur nga UEFA prej kohësh.

TIRANA-SKENDERBEU

Ndërsa flasim për këtë, aktualisht në Superiore kemi dy klube me merkato të bllokuar.

Tirana dhe Skënderbeu janë dy ekipet që nuk mund të bëjnë asnjë lëvizje në merkaton e janarit për shkak të detyrimeve të prapambetura ndaj ish-lojtarëve, çka ka detyruar instancat përkatëse që të japin vendimet e tyre dhe t’u bllokojnë merkaton.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"