Dy asiste ndaj Andorrës, Roshi në lot: E donim shumë këtë triumf

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 15, 2019 | 8:13

Dy asiste ndaj Andorrës, Roshi në lot: E donim shumë këtë triumf

Odise Roshi është një nga lojtarët që sa herë zbret në fushë, dallohet për kontributin. Mesfushori fierak, me shpejtësinë e tij është ndër të paktët futbollistë kuqezi që krijon superioritet numerik në fushë, driblon dhe mbi të gjitha asiston. Edhe dje e bëri, madje në të dyja aksionet e golave për sulmuesit. 

bandicam 2019-11-14 22-38-42-688

“Të gjithë e donim fitoren, por nuk ia dolëm. Andorra nuk është një skuadër e nivelit tonë, por e mbajti këtë barazim”, tha mesfushori pas ndeshjes në mikrofonin e “RTSH”. Më tej, ai ka treguar se nuk ndikoi sfida me Francën.

“Franca? Jo, nuk kishte lidhje. Ishim të fokusuar dhe e donim shumë triumfin sot (dje) ndaj Andorrës, por nuk ia dolëm dot për fat të keq. Fitorja duhet të ishte siguruar me patjetër. Asistet? Jam shumë i mërzitur sepse besoja se do të shënonim në minutat e fundit për t’u dhënë festë edhe tifozëve. Duhet ta pranojmë që nuk kemi bërë ndeshje të mirë, lojën tonë”, ka thënë Roshi në fund, i cili më tej nga gazetari i “RTSH” është raportuar se me lot ndër sy u është drejtuar ultrasve kuqezi.

tabela

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"