Duro: Do bëjmë maksimumin për të fituar Kupën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 6, 2016 | 21:29

Duro: Do bëjmë maksimumin për të fituar Kupën

Klodian Duro i gëzohet fitores 2-0 në Vlorë ndaj Flamurtarit. Një rezultat pozitiv për trajnerin e kuksjanëve që e favorizon në ndeshjen e kthimit që do të zhcvillohet në “Zeqir Ymeri’.duroNë një prononcim për “Super Sport” tekniku i verilindorëve përgëzoi skuadrën për lojën e zhvilluar ndërsa theksoi që do të japin maksimumin për fitimin e Kupës.

” Kemi zhvilluar një ndeshje përfekte. Ky rezultat është një hap i madh drejt finales, edhe pse kemi ndeshjen e kthimit dhe duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë”.

Flamurtari

“Flamurtari nuk është një rival i dobët, përkundrazi. Por është shumë e vështirë jo vetëm për Flamurtarin por për çdo kundërshtar të përballet në këtë moment me ekipin e Kukësit, pasi nga ndeshja në ndeshje po zhvillojnë lojë të mirë, kemi arritur një nivel të lartë falë punës së kryer gjatë muajit të fundit”.

Sekreti i skuadrës

“Sekreti jonë është grupi që funksionon si i vetëm. Fryma e grupit, futbollistët e kanë kuptuar që skuadra është para individit dhe të gjithë punojnë së bashku.Kemi krijuar një lojë dhe fizionomi mjaft të mirë, këtë nuk e kemi bërë sot por përditë. Kukësi e meriton të ngre një trofe, këtë trofe ta çojë pranë Kuksjanëve në Kukës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"