Duhet një sulmues, Korabi tenton blerjen e kartonit të Ardit Hoxhajt

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 12, 2017 | 10:46

Duhet një sulmues, Korabi tenton blerjen e kartonit të Ardit Hoxhajt

Korabi po insiston për afrimin e sulmuesit vlonjat, Ardit Hoxhaj. Burime të sigurta në klubin dibran, treguan dje për “Panorama Sport”, se drejtuesit janë të vendosur të blejnë kartonin e Hoxhajt, që është nën kontratë me Skënderbeun. Mësohet se korçaret kërkojnë afro 30 mijë euro, ndërkohë që nuk dihet nëse dibranët do të paguajnë këtë shumë. Në të njëjtën kohë, klubi i Laçit po mundohet të bind lojtarin për të ardhur në formë huazimi.

Ardit Hoxhaj

Sa i përket situatës aktuale te Korabi, lojtarët janë qetësuar disi, ndërsa kanë marrë një premtim nga drejtuesit. Këta të fundit kanë dhënë garanci se, brenda pak ditësh, do t’u hidhen në llogari jo vetëm rrogat e prapambetura, por edhe një rrogë paradhënie. Ky fakt ka rikthyer në një lloj forme buzëqeshjen te futbollistët, megjithatë qetësia totale do të vijë kur paratë të hidhen në bankë.

hoxhaj

Përveçse u kanë bërë një mbyllje jo shumë të mirë dy fazave të para të kampionatit sa i takon pozitës në tabelën e klasifikimit, skuadra e Korabit vazhdon të jetë në “ajër” sa i takon merkatos. Nga dibranët momentalisht janë larguar dy futbollistë, siç është Plaku dhe Zguro, që kanë mbajtur një peshë të madhe në formacion, ndërsa kanë kërkuar të njëjtën gjë edhe disa të tjerë.

Por, veç daljeve, ende nuk mund të flitet për hyrje. Të paktën zyrtarisht, pasi klubi ka nisur që të mendojë edhe për afrimet. Mësohet se ata janë duke negociuar për të përforcuar ekipin, por ende nuk mund të flitet për emra konkretë, pasi janë larg marrëveshjeve.

Abdulla Dushku

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"