Dueli në Kupë kundër Laçit, Devolli me rrotacion sot ndaj kurbinasve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 11, 2022 | 11:05

Dueli në Kupë kundër Laçit, Devolli me rrotacion sot ndaj kurbinasve

Devolli nuk ka pasur kohë të pushojë. Pasi mundën 5-2 Albpetrolin në kampionat, kanë zbritur direkt në fushën e aneksit “Skënderbeut” për të nisur përgatitjet për tjetër kompeticion.

Devolli-Skenderbeu

Këtë herë për të kryer një seancë të vetme për llogari të Kupës e Shqipërisë. Grupi u nda në dysh, pasi pritet që kundër Laçit të ketë një lloj rrotacioni.

Pikërisht sot në 13:00 do të matin forcat me kurbinasit në kompleksin e Pezës në kryeqytetasit.

Përmbysja ndoshta është një mirazh kur e kanë humbur të parën 0-2, e megjithatë qëllimi është tjetër: të përballen me dinjitet me një ekip të elitës.

THANAS GJATA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"