Dorëzohet Dedja: Humbëm një finale, mbijetesën e shikoj shumë të vështirë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 10, 2018 | 16:21

Dorëzohet Dedja: Humbëm një finale, mbijetesën e shikoj shumë të vështirë

“Ne do të luftojmë deri në fund për mbijetesën, por siç e thatë edhe ju humbëm ndaj rivalit direkt, në fushën tonë, është shumë e vështirë mbijetesa. Mungonte Canka dhe Alushi. Në pjesën e parë, ishim të kujdesshëm.

dedja

Me fillimin e pjesës së dytë i pati shanset të kalonin në avantazh. Një gjuajtje në portë bëri Vllaznia dhe shënoi. Unë kam ardhur me një objektiv, që Lushnja të ritet në renditje. Të hënë do të bisedoj me kryetarin e Bashkisë dhe do ta shoh të ardhmen time.

A ishte kjo një finale që duhet të fitohej me patjetër?

Skuadrës i kam thënë që është një ndeshje finale dhe duhet ta fitonim me patjetër. Sot i kamë thënë skuadrës që duhet të japim më tepër se 100 % që të jemi në garë. Nuk patëm agresivitet sidomos në fazën sulmues. Me shënimin e golit nga Vllaznia, mbaroj gjendja psikologjike e skuadrës.

A është pak ngushëlluese që humbët ndaj Vllaznisë tuaj? A ndikoi negativisht premia prej 5 milionë lekësh e akorduar nga një biznesmen.

Unë Vllazninë kam dëshirë me e pa mirë e më mirë kur të mbaroi ndeshje ime. Nuk ka lidhje me këtë ndeshje. Është një vendim i Këshillit Bashkiak që ne çdo fitore kemi 250 mijë lek premio dhe nuk mendoj se ndikoi kjo premio.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"