Dorëheqja e Longos, klubi i Kukësit reagon për vendimin e trajnerit italian

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 26, 2022 | 20:57

Dorëheqja e Longos, klubi i Kukësit reagon për vendimin e trajnerit italian

Diego Longo ka çuditur të gjithë lojtarët e tij pas ndeshjes të barazuar me Teutën teksa ka hyrë në dhomat e zhveshjes dhe u ka bërë të ditur atyre si ishte gati të largohej nga drejtimi i skuadrës. Një situatë e cila ishte përsëritur edhe disa muaj më parë në kampin verilindor.

diego longo

Pasi lajmi qarkulloi në media, klubi verilindor ka dalë me një reagim, duke bërë të ditur se Longo vazhdonte të ishte tekniku i ekipit.

NJOFTIMI I KUKËSIT

Menjëherë pas ndeshjes ndaj Teutës, kundrejt klubit tonë kanë nisur publikimet e lajmeve të pavërteta dhe dashakeqe nga “Panorama Sport” dhe aludime se trajneri Diego Longo ka dhënë dorëheqjen. Futboll Klub Kukësi hedh poshtë këto lajme të pavërteta dhe kërkon që kjo media të tregohet profesionale karshi Kukësit ashtu si klubi ka treguar profesionalitet dhe ka qenë gjithmonë i hapur për të gjitha mediat.

Futboll Klub Kukësi konfirmon pozicionin e trajnerit Diego Longo dhe siguron të gjithë se trajneri do të vazhdojë të jetë në drejtimin e Kukësit. Barazimi ndaj Teutës, normalisht nuk ishte një rezultat pozitiv por stafi teknik do të analizojë ndeshjen dhe do të nisin përgatitjet për ndeshjen e radhës ndaj Partizanit.

Stafi drejtues ka besim të plotë te trajneri Longo dhe te futbollistët e skuadrës dhe nuk ka asnjë lloj presioni karshi tyre nga ana e klubit, duke qenë se po bëhet një punë shumë e mirë dhe jemi në garë për objektivat sezonalë që kemi.

Edhe një herë tjetër, kërkojmë nga mediat që të tregohen profesionale karshi klubit dhe për çdo informacion që kërkojnë, mund të kontaktojnë zyrën e shtypit, e jo të informohen nga njerëz keqdashës të jashtëm që kërkojnë me çdo kusht të dëmtojnë klubin tonë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"