“Dorë e hekurt” te Kukësi/ Disiplina e trajnerit Nica, kush gabon ulet në stol

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 2, 2023 | 15:12

“Dorë e hekurt” te Kukësi/ Disiplina e trajnerit Nica, kush gabon ulet në stol

Disiplina taktike në fushë është një fiksim i teknikut Stavri Nica, pasi vetëm kështu mendon se mund të përballojë kundërshtarët.

Stavri Nica

Rasti më i freskët është ai i përballjes ndaj Egnatias, ku i fundit që e pësoi ishte mesfushori Arbër Basha. Ai qëndroi në fushë për vetëm 12 minuta lojë, pasi u aktivizua në pjesën e dytë.

Mjaftoi një top gabim i mesfushorit për ta nxjerrë nga fusha, një mesazh që Nica e jep për çdo lojtar që nuk zbaton direktivat që ai u kërkon.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"