Dopieta ndaj Erzenit, La Torre: Golat për familjen, e prisja këtë moment

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 3, 2023 | 21:28

Dopieta ndaj Erzenit, La Torre: Golat për familjen, e prisja këtë moment

Kukësi kishte heroin e vet në takimin e djeshëm. Hyri nga pankina në fushë dhe në fund shënoi dy gola që përmbysën ndeshjen me Erzenin dhe u dhanë tri pikët verilindorëve.

bandicam 2023-10-02 15-43-37-390

Bëhet fjalë për Sebastian la Torren, i cili ekskluzivisht për “Panorama Sport” pas ndeshjes tregon kënaqësinë e tij për këtë paraqitje. Golat ia dedikon familjes së tij.

“Jam gjithmonë i përgatitur për atë moment, sepse dihet që një sulmues jeton për golat dhe për të shënuar.

Më vjen mirë që ndihmova skuadrën dhe falënderoj Zotin që në fund arrita të shënojë dy gola. Dua që këto dy gola t’ia dedikoj familjes sime, që po më inkurajon nga larg”, u shpreh sulmuesi peruan i Kukësit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"