Donald Suxho rrëfehet pas debutimit me Studentin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 7, 2014 | 13:45

Donald Suxho rrëfehet pas debutimit me Studentin

SuxhoStudenti në volejboll për meshkuj humbi 3-0 në ndeshjen e parë të Kupave të Europës në “Challenge Cup” përballë hungarezëve të Fino Kaposvar. Por për volejbollistin Donald Suxho kjo është një përvojë interesante. Në një postim të tijin në “Facebook” shprehet se në gjithë këtë rrugëtim në volejboll në shtete të ndryshme ka pasur mundësi të takojë miq të vjetër, të kontribuojë për lojtarët e rinj, si dhe të shijojë eksperiencat e reja. Një nga volejbollistët më të mëdhenj të botës vjen në Shqipëri për të luajtur në kupat e Europës me kampionen Studenti, por shpreson të veshë edhe fanellën e kombëtares.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"