“Do i kishim larë duart me kohë”, ish-sulmuesi i Partizani i zhgënjyer: 7 humbje në 16 ndeshje, pyes veten edhe ty Orges Shehi…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 14, 2024 | 22:31

“Do i kishim larë duart me kohë”, ish-sulmuesi i Partizani i zhgënjyer: 7 humbje në 16 ndeshje, pyes veten edhe ty Orges Shehi…

Partizani po kalon një moment jo fort pozitiv në kampionat, teksa humbja e sotme ndaj Egnatias, me rezultatin 2-1 thelloi diferencën në 9 pikë nga kryesuesit e kampionatit.

DOSTI

Në lidhje me këtë situatë ka reaguar edhe ish-sulmuesi i Partizanit, Edmond Dosti, i cili nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare në “Facebook”, është i zhgënjyer nga ecuria e të kuqve nën drejtimin e trajnerit Orges Shehi.  

POSTIMI I EDMOND DOSTIT:  

Pyes vehten edhe ty, Orgers Shehi: 16 ndeshje ne to 7 humbje, 4 barazime edhe 5 fitore?! Po te ishte sistemi i Kampionatit te vjetshem 9 pike diference nga Egnatia do i kishim lare duart me kohe, nuk e kuptoj as rreagimin tend por edhe te klubit, ti ke qene kapiten ne kete skuader edhe e di shume mire se çfare do te thote, ndersa tani je trainer dhe duhet ta dish mire se çfare presim ne nga ty dhe nga klubi! Me kete skuader as ti besoj e as ne sigurisht nuk jemi te kenaqur, prandaj duhet te reagoni sa me shpejt sa nuk eshte shume vone…! 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"