Dinamo “rrëmben” sulmuesin e Tiranës, blutë vazhdojnë përforcimet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 29, 2018 | 20:23

Dinamo “rrëmben” sulmuesin e Tiranës, blutë vazhdojnë përforcimet

Ekipi i Dinamos ka gjetur një tjetër firmë të rëndësishme, për sezonin e ri në Kategorinë e Parë. Sicc bën vetë me dije klubi në Facebook, Jurgen Vrapi ka gjetur akordin me drejtuesit, dhe do të vishet “blu” nga sezoni i ri.

jurgen vrapi

20-vjeçari, që luan si sulmues i dytë, i cili është rritur si pjesë e akademisë së Tiranës, pas një aventure tek Lokomotiva e Zagrebit në Kroaci, ishte pjesë e bardhebluve vjet në Kategorinë e Parë, ndërsa tani do të jetë pjesë e Dinamos. Vrapi kishte ditë që po stërvitej me “blutë”.

Capture

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"