Pas kartonit të kuq hyri në fushë duke goditur me grushte trajnerin dhe lojtarin e skuadrës kundërshtare/ Arrestohet 20-vjeçari, policia sqaron ngjarjen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 31, 2021 | 14:50

Pas kartonit të kuq hyri në fushë duke goditur me grushte trajnerin dhe lojtarin e skuadrës kundërshtare/ Arrestohet 20-vjeçari, policia sqaron ngjarjen

Ndeshja e djeshme mes Shënkollit dhe Orikut është mbyllur para kohe dhe me ngjarje dhune, që këtë radhë kanë përfshirë futbollistët e të dy skuadrave.

lojtaret e orikut

E gjitha është bërë për shkak të një kartoni të kuq të marrë nga futbollisti i ekipit vendas Kaçorrit dhe situata ka degjeneruar në sherr të madh me pjesëtarët të pankinës së Shënkollit që hynë në fushë.

Kjo ngjarje detyroi arbitrin e takimit që të mbyllë sfidën në minutën e 83-të dhe teksa të gjithë protagonistët u shoqëruan në Komisariatin e Policisë Lezhë.

Së fundmi Policia e Lezhës ka bërë me dije se është arrestuar në flagrancë shtetasi me inicialet A.Z banues në Shënkoll për veprën penale “Goditja e sportistit, trajnerit, apo arbitrit, ndërmjetësit sportiv”:

NJOFTIMI I POLICISË SË LEZHËS –

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A.Z., 20 vjeç, banues në Shenkollë, Lezhë, për veprën penale “Goditja e sportistit, tajnerit, apo arbitrit, ndërmjetësit sportiv”

Ky shtetas, gjatë zhvillimit të ndeshjes Shenkolli-Orikumi, në Shenkollë, Lezhë, pasi arbitri ka ndëshkuar me karton të kuq një nga lojtarët e  Shënkollit, ka hyrë në fushë duke goditur me grushta lojtarin dhe trajnerin e skuadrës së Orikumit shtetasit A.V. dhe B.Sh.”

PANORAMASPORT.AL

LEXO EDHE:

VIDEO / Përsëri dhunë në Kategorinë e Dytë, ndeshja mbyllet para kohe dhe lojtarët e dy ekipeve përfundojnë në komisariat

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"