VIDEO / Përsëri dhunë në Kategorinë e Dytë, ndeshja mbyllet para kohe dhe lojtarët e dy ekipeve përfundojnë në komisariat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 30, 2021 | 17:36

VIDEO / Përsëri dhunë në Kategorinë e Dytë, ndeshja mbyllet para kohe dhe lojtarët e dy ekipeve përfundojnë në komisariat

Ndeshja e sotme mes Shënkollit dhe Orikut është mbyllur para kohe dhe me ngjarje dhune, që këtë radhë kanë përfshirë futbollistët e të dy skuadrave.

lojtaret e orikut

Shkak është bërë kartoni i kuq i Kaçorrit në radhët e ekipet vendas. Situata ka degjeneruar në sherr mes lojtarëve të të dy skuadrave, me pjesëtarë të stolit të Shënkollit që hynë në fushën e lojës në ato momente.

Ngjarja e rëndë ka detyruar gjyqtarin e sfidës që të mbyllë para kohe takimin, që në minutën e 83-të. Por asgjë nuk ka mbaruar këtu, pasi protagonistët e sherrit nga të dy skuadrat priteshin nga forcat e rendit. Ata janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Lezhës për t’u marrë në pyetje për atë që ndodhi në fushën e lojës. Në momentin e mbylljes së ndeshjes nga ana e gjyqtarit, rezultati ishte 1-0 për ekipin e Orikut.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"