Dha kontribut të çmuar në shpëtimin e Kastriotit, futbollisti titullar mbyll bashkëpunimin me krutanët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 27, 2022 | 22:23

Dha kontribut të çmuar në shpëtimin e Kastriotit, futbollisti titullar mbyll bashkëpunimin me krutanët

Kaina Nunesh ishte padyshim një nga lojtarët më të spikatur të Kastriotit. Me golat e tij, braziliani i huazuar nga Vllaznia në janar, mori me vete krutanët e Çelës dhe i ngjiti në vendin e shtatë, në një sezon me të vërtet spektakolar, për nga mënyra se si rrodhën gjërat.

KAINA NUNJESH 2

Kaina arriti të shënonte 8 gola, ndërkohë që ka ndërprerë bashkëpunimin me klubin e Kastriotit, teksa do të rikthehet me shumë gjasa te Vllaznia, klubi që disponon kartonin e sulmuesit. Këtë gjë futbollisti e ka lënë të kuptohet nëpërmjet postimeve të fundit në rrjetin social “Instagram”.

kaina5

“Faleminderit për këtë grup, ata jetojnë në zemrën time, për të gjithë mbështetjen”, shkroi Kaina.

Kaina

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"