Derbi edhe në Kupë, FSHF kthen skemën “e pilotuar”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 26, 2021 | 14:43

Derbi edhe në Kupë, FSHF kthen skemën “e pilotuar”

Kupa e Shqipërisë rikthehet me skemën e pilotuar. Pas një viti ndryshe për shkak të bllokimit nga pandemia një vit më parë, këtë sezon, kompeticioni i dytë në Shqipëri rikthehet që të zhvillohet nën një skemë të caktuar më herët dhe ku shorti shfaqet vetëm në fazën gjysmëfinale.

Vllaznia ngritja e trofeut

“Panorama Sport” ka mësuar edhe njoftimin që FSHF-ja ka bërë për klubet pjesëmarrëse në Kupën e Shqipërisë, skemën e plotë dhe të gjithë rrugëtimin e klubeve deri në datën 31 maj 2022.

SKEMA

Pandemia bëri që të ndryshojnë gjërat, por tanimë, FSHF ka rikthyer skemën e vjetër të pilotuar në Kupën e Shqipërisë. Klubet e dinë që në krye të herës se cilët kanë si kundërshtarët hipotetikë, ndërsa vetëm në fazën gjysmëfinale do të ketë short të lirë. “Panorama Sport” ka mësuar skemën që FSHF-ja u ka dërguar të gjitha klubeve pjesëmarrëse në Kupë.

DERBI

Dinamo është rikthimi i madh në Superiore, mirëpo një derbi kryeqyteti do të luhet shumë shpejt edhe në Kupën e Shqipërisë. Për të qenë të saktë, mund të luhet, në rast se Dinamo dhe Tirana do të arrijnë që të kalojnë respektivisht Erzenin dhe Shkumbinin.

231355700_424613962257201_409255520209172549_nMoment nga miqësorja Tirana-Dinamo

Në rast se kalojnë më tej, dy kryeqytetaset përballen mes tyre që në turin e dytë eliminator (1/8- at). Vllaznia fituese e Kupës së Shqipërisë në fuqi, e cila do të luajë këtë të shtunë ndaj Teutës, kampione në finalen e Superkupës së Shqipërisë, do të startojë këtë edicion me fituesen e çiftit Labëria-Sopoti. Në grupin B, këto të dyja janë ekipet që diskutojnë mes tyre një vend në turin e parë kualifikues. Ndërsa në grupin A, Sopoti dhe Luzi do të diskutojnë mes tyre biletën për të kaluar në turin e parë përballë Teutës.

NDRYSHIMET

Ndryshe nga një vit më parë, këtë edicion, Kupa rikthehet që të luhet në çdo tur me sistemin vajtje-ardhje, ku sipas njoftimit të bërë për klubet, ndeshja e parë luhet në fushën e skuadrës që ka renditje më të dobët nga sezoni i fundit. Moment nga miqësorja Tirana-Dinamo Vllaznia, fituesja në fuqi e Kupës së Shqipërisë.

KUPA

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"