Dëmtimi horror i futbollistit gjerman, një seri problemesh për lojtarin 23-vjeçar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 18, 2019 | 16:52

Dëmtimi horror i futbollistit gjerman, një seri problemesh për lojtarin 23-vjeçar

Minuta e 78-të në fitoren gjermane 4:0 kundër Bjellorusisë: Luka Valdshmid përplaset me portierin rival Aleksandr Gutor, i cili pa dashje e godet me shpatull në fytyrë.

Fußball EM-Qualifikation Deutschland - Belarus am 16.11.2019 im Borussia-Park in Mönchengladbach Luca Waldschmidt Deutschland verletzt am Boden DFB regulations prohibit any use of photographs as image sequences and/or quasi-video. *** Football EM qualification Germany Belarus on 16 11 2019 at Borussia Park in Mönchengladbach Luca Waldschmidt Germany violated on ground DFB regulations prohibit any use of photographs as image sequences and or quasi video xRx

Diagnoza e plotë e bërë ditën e djeshme është tronditëse për 23-vjeçarin që luan për Fraiburgun që raportohet të ketë një frakturë në mollëz, ndrydhje në gjurin e djathtë dhe tronditje në kokë.

Ajo e së shtunës ishte paraqitja e katërt në kombëtare për sulmuesin, i cili do të duhet të kalojë pesë javë larg fushave përpara se të rikthehet në dispozicion të skuadrës së klubit.

Sipas mediave gjermane, Valdshmid ka pësuar frakturën në fytyrë për shkak të përplasjes së fortë, teksa ndrydhja e gjurit ka ardhur gjatë rrëzimit kur ai ka vendosur këmbën në mënyrë të panatyrshme.gettyimages-1188066400-1024x1024

Lojtari do t’u nënshtrohet të tjera vizitave në ditët në vijim dhe nuk përjashtohet një ndërhyrje kirurgjikale për të korrigjuar krisjen e mollëzës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"