Debuton portieri, rikthehen si titullarë Alla dhe Maliqi. Ja si luan Kukësi ndaj Torpedos

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 16, 2018 | 13:48

Debuton portieri, rikthehen si titullarë Alla dhe Maliqi. Ja si luan Kukësi ndaj Torpedos

Porta dhe mbrojtja e Kukësit do të ndryshojnë tërësisht për ndeshjen e kthimit ndaj Torpedo Kutaisit. Në seancën e fundit të zhvilluar dje në stadiumin “Elbasan Arena”, trajneri Armando Cungu ka provuar një formacion me tre ndryshime në krahasim nga ndeshja e parë.

kukes

Mbrojtësit Rustem Hoxha dhe Harrallamb Qaqi janë ulur në stol, ndërsa mungon portieri Stivi Frashëri. Në portë do të debutojë kosovari Faton Maloku, ndërsa në krahun e djathtë të mbrojtjes rikthehet si titullar Edi Maliqi. Pas pezullimit është i gatshëm edhe Albi Alla, që do të formojë dyshen e qendrës së mbrojtjes me kapitenin Ylli Shameti. Me skemën 4-4-2, që kur ka topin kundërshtari bëhet 4-4-1-1, pasi Rexhinaldo është disi më i tërhequr, Cungu do të kërkojë të befasojë gjeorgjianët që në start. Nga krahët e mesfushës janë Çyrbja dhe Melo, ndërsa në qendër Musolli e Dzaria. Maja e sulmit është me Harbën dhe Rexhinaldon në mbështetje të tij. Në stërvitjen e fundit mungoi Musolli për shkak se kishte temperaturë, por sot pritet në fushë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"