Debutimi i “zakonshëm” i Muzakës: Normale që do përqafoja trajnerin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 19, 2017 | 20:05

Debutimi i “zakonshëm” i Muzakës: Normale që do përqafoja trajnerin

Gjergji Muzaka ka vazhduar atë që tashmë është bërë e zakonshme për të, debutimin me gol me fanellën e Skënderbeut.

muzaka daja

“Më vjen shumë mirë që shënova, në çdo debutim në Korçë kam shënuar dhe kemi fituar, që është më kryesorja. Jemi shumë të lumtur për këtë, ndërsa unë për kontributin tim”, tha Muzaka në “Gol pas Goli’.

I pyetur në studio se si ndjehej tani, në këtë eksperiencë, futbollisti pranoi se ishte një ndjesi mjaft e mirë, po të krahasohej me telashet e fundit që kishte kaluar te Tirana.

“Besoj që të gjithë e dinë historinë dhe peripecitë që kalova dhe si u ndava me Tiranën, edhe pse nuk ishte dëshira ime që gjërat të shkonin ashtu. Jam i lumtur se gjeta respektin e shokëve këtu dhe u jam mirënjohës. Në një ambient që të duan ndjehesh komod dhe rehat. Ne futbollistët nuk mund të flasim më shumë se kemi fushën që na jep mundësinë për të folur dhe për të dhënë më të mirën tonë”, tha ai.

Ai shpjegoi edhe arsyen se pse pas golit të shënuar, i ishte drejtuar menjëherë trajnerit Daja. “Normale që do përqafoja trajnerin se ndeshja e fundit e imja ishte më 23 dhjetor kundër Vllaznisë, dhe isha pa minuta në këmbë. Nëse një trajner që të beson të hedh nga minuta e parë, mënyra më e mirë për ta falënderuar ishte siç e shpërbleva unë duke shënuar”, tregoi Muzaka.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"