De Laurentis: Beogradi është i bukur, por shpresoj që të…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 18, 2018 | 14:51

De Laurentis: Beogradi është i bukur, por shpresoj që të…

Napoli do ta fillojë aventurën në Champions League në një transfertë të vështirë. Ekipi italian do të përballet me Crvenën e Zvezdës të cilët kanë një mbështetje ekstremisht të madhen nga tifozët e saj.

De laurentis

Këtë vështirësi e di fare mirë edhe presidenti i napoletanëve, Aurelio De Laurentisi i cili para kësaj sfidë është shprehur: “Beogradi është një qytet i bukur, dhe me një skuadër të vështirë për tu ndeshur. Na pret një ndeshje jo e lehtë të cilën mund ta quaj si një betejë. Uroj që gjithçka të shkojë shumë mirë dhe të mbete çdo gjë brenda “kornizës” sportive. – tha De Laurentis.

hysajj

Kujtojmë se në Beograd do të luajë dhe lojtari i Kombëtares Shqiptare, Elseid Hysaj i cili ishte edhe më parë kur në stadiumin e kryeqytetit serb fluturoi droni me flamurin e Shqipërisë së Madhe.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"