Dalipi: Pësojmë gola, por na duhet të shënojmë akoma më shumë. Ju tregoj gjendjen e Çanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 4, 2018 | 18:17

Dalipi: Pësojmë gola, por na duhet të shënojmë akoma më shumë. Ju tregoj gjendjen e Çanit

Sot ishte ditëlindja e 72-të e Partizanit. Dhuratë për sot?

Patjetër që festa bashkohet me këtë fitore. E dinim që ishte një ndeshje e vështirë. Gjatë 90 minutave ndodhën shumë episode. Ajo që na mungoi në Kupë, finalizimi, e patëm sot. Edhe ndërrimi i Telushit na vuri pak në vështirësi.

dalipi.

Sa do duhet që Partizani të bindë?

Të thashë që e sotmja ishte një ndeshje e vështirë. Edhe Kamza i rrezikoi të gjitha kartat, dhe e la shpesh Bardhin 1për1, por ne nuk e shënuam dot golin e tretë.

Një frymëmarrje për ekipin pas kësaj fitoreje?

Patjetër që kjo fitore është me shumë vlera, ndaj një rivali që e kishim 2 pikë para. Më shumë, për vazhdimësinë, kemi një ndeshje të vështirë me Laçin. Kjo fitore na jep moral.

Loja nga krahët funksionoi sot. Kombinime mes Lukas dhe Asanit…

Goli i dytë erdhi si rrjedhojë e asaj që kishim stërvitur gjatë javës. E përsëris, duhet akoma kohë. Lukas ishte ndeshja e parë, por me atë që dha sot na jep shpresa që do jetë i vlefshëm në të ardhmen.

Kur do t’i mbyllni ndeshjet pa pësuar? Kur do jetë gati Çani?

Për problemin e golit keni të drejtë, Plaku e dinim që është një lojtar i rrezikshëm, por golat pësohen. Duhet të përmirësojmë faktin që të shënojmë më tepër. Nëse shënojmë, i japim qetësi skuadrës. Çani është në një trajtim, dhe është në përmirësim e sipër. Nuk ka shfaqur shenja të dëmtimit të mëparshëm. Në ditët në vijim, do marrë ngarkesën e plotë në stërvitje.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"