Daja prezantohet nesër, ja çfarë presin te Flamurtari

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 12, 2018 | 11:48

Daja prezantohet nesër, ja çfarë presin te Flamurtari

Shtyhet prezantimi i Ilir Dajës. E ndërsa pritej që trajneri i ri i Flamurtarit të zyrtarizohej dje, kjo nuk ndodhi. Gjasat janë që kontrata të firmoset nesër dhe më pas të dalë para mediave. Shkak i shtyrjes është bërë mungesa e administratorit Sinan Idrizi, i cili nuk është kthyer në Vlorë në kohë prej Turqisë.

dajaaaaaaaa

“Panorama Sport” mëson se shkak i vonesës janë disa kushte që ka vendosur trajneri Daja për lojtarët, por edhe për funksionimin më të mirë të punës. Por më në fund gjuha e përbashkët është gjetur, ndaj në orët në vijim do të nënshkruhet edhe marrëveshja. Sakaq, mësohet se Marko Radas dhe Gjergji Muzaka thuajse e kanë mbyllur dhe tashmë dhe pritet që të vijnë në Vlorë për të firmosur. Gjasat janë që Muzaka të mbërrijë në Vlorë sot, por nuk përjashtohet as Radas. Në të njëjtat ujëra janë edhe Tefik Osmani me Gledi Micin. Edhe këta dy lojtarë shumë shpejt pritet që të transferohen në Vlorë.

Xhufo-3

XHUFO – Viktor Xhufo rrëfen largimin nga Vlora. Braziliani, i cili sezonin e ardhshëm do të luajë me Vardarin, në një intervistë të dhënë për “Globoesporto”, ka thënë: “Në Shqipëri kisha disa situata të vështira për t’u kuptuar. Morëm 10 penallti kundër dhe disa prej ishin absurde. Të gjithë në fushë ishin të paralajmëruar para ndeshjeve se diçka e tillë do të ndodhte gjatë ndeshjes. Këto situata për mua ishin absurde dhe vendimtare që unë të lija Flamurtarin”.

NJOFTIMI

Ndërkohë klubi ka njoftuar në faqen e saj zyrtare se grumbullimi i ekipit do të fillojë ditën e premte për të nisur përgatitjet për sezonin e ri. Zyra për shtyp e vlonjatëve ka njoftuar nëpërmjet rrjetit social “Facebook” se stërvitja do të zhvillohet në datën 13, ora 17:00 në stadiumin “Flamurtari”.

flamurtari

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"