Çudirat e kampionatit shqiptar/ Kryesori Hamiti, “i abonuar” në këtë sezon te Teuta

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 8, 2023 | 16:17

Çudirat e kampionatit shqiptar/ Kryesori Hamiti, “i abonuar” në këtë sezon te Teuta

Çudirat në kampionatin shqiptar si zakonisht nuk kanë të sosur. E tillë është edhe historia e Eldorjan Hamitit. Gjyqtari lezhjan me të vërtetë e ka shtëpinë afër Shëngjinit, por duket se realisht ai qëndron në Durrës ose ka dëshirë shumë të madhe të gjykojë Teutën.

HAMITI

Nga 32 javë kampionat, Hamiti ka gjykuar Teutën tetë takime ose 25% të ndeshjeve të Superiores, durrsakët i kanë me Hamitin. Shto kështu edhe dy ndeshje në VAR, bëhen 10 sfida. Pastaj kemi edhe dy takime, ku lezhjani është gjyqtar i katërt.

Gjithsej janë 37.5 për qind e ndeshjeve ku Hamiti ose ka drejtuar ose ka qenë pjesë në VAR e gjyqtar i katërt. Një atashim pa kuptim, ku skuadrave të tjera një gjyqtar zor se u bie 4-5 ndeshje në sezon.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"