Çudira në Gjermani, arbitri jep golin pas tifozi ia tregon në celular

Panorama Sport | Gazeta me e shitur sportive ne vend

Postuar: Shtator 20, 2018 | 13:17

Çudira në Gjermani, arbitri jep golin pas tifozi ia tregon në celular

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në një nga ligat rajonale të Gjermanisë. Në derbin midis Molshbah dhe Hohspaier, vendësit fituan me rezultatin 3-2. Por çudia ndodhi pikërisht në golin e tretë të tyre. Teksa arbitri nuk e kishte cilësuar të rregullt atë, pasi mendonte se topi kishte dalë më parë jashtë.

P1130823y

Por, në atë moment, një tifoz hyn në fushën e lojës dhe i tregon arbitrit një filmim që kishte regjistruar nga smartfoni i tij, duke i shfaqur atij momentin e dyshimtë ku tregohej se topi nuk e kishte kaluar vijën fundore. Arbitri, pasi sheh pamjet, vendos ta akordojë gol, duke i dhënë kështu fitoren skuadrës vendëse.






www.minuta90.com