“Çudi, anësori e ngriti flamurin vetëm pasi filloi festa jonë e golit”, Gvozdenoviç: Kur specialistët thonë është penallti, çfarë të them unë?!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 17, 2023 | 19:50

“Çudi, anësori e ngriti flamurin vetëm pasi filloi festa jonë e golit”, Gvozdenoviç: Kur specialistët thonë është penallti, çfarë të them unë?!

Trajneri i Skënderbeut , Ivan Gvozdenoviç, pohoi pas ndeshjes me Laçin se ishte momenti që skuadra e tij të fitonte dhe të shikonte përpara. Por Skënderbeu nuk ia doli, për disa arsye. Në intervistën që dha pas ndeshjes për “MCN” trajneri i skuadrës korçare, pohoi se kundërshtari u mbroj me 11 vetë prapa dhe bashkë me fushën u bënë pengesë për të çarë përpara.

bandicam 2023-12-17 19-24-09-202

Gvozdenoviç pohoi se ka respekt për gjyqtarët, por në fjalën e tij rreshton tangjent se ku gabuan gjyqtarët në këtë takim, dhe kur specialistët e pranojnë që Skënderbeut iu mohua një penallti, ai nuk ka çfarë të thotë më shumë.

Ja prononcimi i trajnerit të Skënderbeut pas ndeshjes.

“Nuk ishim shumë të nervozuar, vetëm pesë minuat e fundit u dukëm të tillë. Të gjithë jemi të mërzitur nga rezultati. Kjo nuk është e mirë, pasi ishte një moment për të fituar dhe ecur në rrugën e duhur. Ky është futbolli, do ta analizojmë nesër dhe do të shikojmë përpara.

Gjithë lojtarët që hynë nga pankina bënë maksimumin, problemi ishte dhe te Laçi që rrinte me 11 vetë prapa, plus edhe fusha nuk ishte mirë. Skuadra reagoi, patëm disa raste, penallti, gol i anuluar,  reaguam nga të dy krahët. Ideja ishte të bënim krosim nga jashtë dhe me dy sulmues dhe Rashicën e Likën nga krahët. Krosuam nga krahët, por edhe Laçi u mbrojt fort.

Fusha dhe kundërshtari ndikuan dhe bënë të vështirë. Skuadra reagoi dhe i bëri të gjitha. Unë nuk komentoj arbitrat dhe VAR-in, kam respekt për ata. Por kur dëgjoj edhe nga specialistët në studio se ishte penallti, çfarë të them unë?!

Rashica është lojtar anësor dhe në qendër ishim me Frenklin dhe Uçe. Mund ta provojmë edhe si pykë, por Rashica është lojtar anësor, luan në dy krahët.

Nikaj është një djalë i mirë dhe me cilësi, por sot nuk ishte në gjendje të mirë. Ndaj e ndërrova që të mos e humbisnim gjatë.”

Jam i çuditur për golin e anuluar. Nuk jam i sigurt nëse topi doli jashtë. Anësori ngriti flamurin kur filloi festa jonë. Nëse ishte i sigurt, ai duhet të reagonte më shpejt. Gjithsesi, arbitrat e dinë më mirë dhe nuk dua të komentoj ato.”

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"