Cuculi dhe Shabani pajisen me pasaportë shqiptare

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Shtator 6, 2014 | 12:00

Cuculi dhe Shabani pajisen me pasaportë shqiptare

Cuculi prezantohet te PartizaniPër të ulur numrin e futbollistëve të huaj në ekip, Partizani që nga merkatoja e dimrit ka aplikuar marrjen e shtetësisë shqiptare për lojtarët shqiptarë që vijnë nga Maqedonia. Klubi, përmes zyrës së shtypit, ka bërë me dije dje se Ardian Cuculi dhe Bunjamin Shabani, pas aplikimit për pasaportë shqiptare, e kanë përfituar atë, prandaj ata nuk mund të konsiderohen si të huaj. Tani trajneri Duro ka më shumë mundësi përzgjedhjeje. Këtij procesi po i nënshtrohet edhe Nderim Nexhipi, gjë e cila mund të realizohet më vonë, pasi dokumentacioni i tij është dorëzuar me vonesë. Më herët shtetësinë shqiptare e fituan te Partizani edhe Ertan Demiri, Mevlan Murati dhe Ersen Sali. Por asnjëri prej këtyre tre shqiptarëve të Maqedonisë nuk është më pjesë e të kuqve.





www.minuta90.com