“Cilësia është aty, me Dinamon pika e kthesës”, drejtori Gjançi: Na duhet mbështetja e tifozëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 19, 2024 | 21:17

“Cilësia është aty, me Dinamon pika e kthesës”, drejtori Gjançi: Na duhet mbështetja e tifozëve

Skënderbeu luan një ndeshje shumë vendimtare të këtij sezoni në Korçë përballë Dinamos. Një ndeshje, që për korçarët duhet patjetër të fitohet, duke parë situatën në klasifikimdhe mbi të gjitha rezultatet e fundit, që nuk janë aspak pozitive.

ARDI GJANCI

Në kushte të tilla, drejtori sportiv i Skënderbeut, Ardi Gjançi karikon ekipin për një ndeshje të madhe dhe fton tifozët për mbështetje masive të korçarëve në këtë takim. Sipas tij, Skënderbeu i ka mundësitë që të arrijë objektivin maksimal për shkak se cilësitë dhe se lojtarët nuk mungojnë. Por për Gjançin, mbështetja e tifozëve në këtë ndeshje duhet të jetë e madhe për t’i dhënë më shumë motivim skuadrës.

“Luajmë një nga ndeshjet më të rëndësishme të kësaj faze të dytë dhe kërkojmë me çdo kusht rikthimin te rezultatet pozitive. Ekipi është gati dhe me përqendrim maksimal për të hyrë në këtë takim me objektivin e vetëm marrjen e tri pikëve.

Normalisht që kemi punuar mjaft mirë në këto ditë për të ndërtuar grupin e duhur për këtë ndeshje dhe jemi të përqendruar vetëm tek objektivi maksimal. Ndaj, edhe për këtë na duhet të kemi një mbështetje të madhe. Luajmë në Korçë dhe është momenti që kush e do ekipin, t’i qëndrojë pranë në këtë pikë kyçe të sezonit.

Duhet të krijojmë një atmosferë fantastike në stadium, ashtu siç vetëm në Korçë krijohet. Ndaj, gjej rastin të ftoj tifozët të mbështesin ekipin edhenë ditë të vështira, pasi me tajemi edhe më të fortë. Skuadraështë gati për të luftuar maksimalisht me qëllim që të marrëfitoren.

Prania e çdokujt ështënjë domosdoshmëri në këtëndeshje”, theksoi fillimisht drejtori sportiv i Skënderbeut, Ardi Gjançi. Më tej drejtori u ndal edhe te ndeshja e kaluar ndaj Egnatias, duke treguar se ekipi kareaguar mirë pas humbjes në Shkodër dhe ka prodhuar lojë. Por një episod e vendosi atë takim. Në kushte të tilla, kur shenjat janë pozitive, gjithçka flet mirëpër sa i përket vijimësisë.

“Kemi humbur ndeshjen e fundit, pornuk kemi qenë nën nivelin ekundërshtarit. Mund të them seka qenë një ndeshje e vendosur nga një episod. Prandaj mund të themi se ekipi ka reaguar mirë pas humbjes në Shkodër dhe cilësia është evidente në këtë skuadër. Tani mbetet vetëm tërikthehemi te fitoret dhe ky është një obligim më shumë për ne. Le ta kthejmë në rrugën e duhur ecurinë e ekipit. Pres që ndeshja me Dinamon të jetë një pikë kthese për ne”, përfundoiArdi Gjançi.

LLAZI SARO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"