Cikalleshi, gol dhe asist te Spliti

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 19, 2014 | 9:18

Cikalleshi, gol dhe asist te Spliti

Cikalleshi ne Tirana-Kamza 2-0Sokol Cikalleshi e bën sefte me RNK Split në ndeshjet e tij të tretë me fanellën e skuadrës kroate. Në takimin e vlefshëm për turin e parë të Kupës së Kroacisë, sulmuesi kavajas ka realizuar golin e parë në fitoren 6-1 të Splitit kundër ekipit të Ligës së Tretë, NK Hrvace. Cikalleshi e nisi si titullar dhe arriti të kalonte në avantazh skuadrën e tij në minutën e 40-të. Sipas uebsajtit zyrtar të klubit kroat, sulmuesi realizoi pas një krosimi brenda zone, duke goditur bukur mes mbrojtësve. Mirëpo, paraqitja e mirë e shqiptarit nuk u ndal me kaq, pasi ai u bë protagonist në dhënien e asisteve në golin e dytë dhe të tretë të Splitit. Takimi i radhës për ekipin e Cikalleshit është kundër Torinos së Serisë A, i vlefshëm për Ligën e Europës, por sulmuesi nuk mund të aktivizohet, pasi e ka djegur këtë mundësi me Kukësin. Vetëm në rast kalimi të Splitit në grupet e këtij kompeticioni, atëherë kavajasi do të luajë për ekipin kroat. Cikalleshi u transferua te Spliti pasi derdhi 100 mijë euro në arkën e klubit të Kukësit. Me kroatët ka firmosur për tre vite.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"