Cikalleshi firmos tre vite te Split, Kukësi e kërcënon

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Korrik 17, 2014 | 9:13

Cikalleshi firmos tre vite te Split, Kukësi e kërcënon

cikallesh on splitSokol Cikalleshi është prezantuar dje te skuadra kroate, RNK Split. Lajmi i publikuar ekskluzivisht në “Panorama Sport” që më 2 qershor është zyrtarizuar më në fund nga klubi kroat, teksa ish-sulmuesi i Kukësit ka firmosur një kontratë 3-vjeçare. Ai është prezantuar para mediave nga drejtori teknik i RNK Splitit, Toni Bashiç. Për klubin kroat Cikalleshi është përforcimi më i bujshëm i merkatos së verës. Sulmuesi nuk mund të luajë për skuadrën e re në Ligën e Europës, pasi u aktivizua te Kukësi, por në rast se Spliti kalon në grupet e këtij kompeticioni, atëherë trajneri Ivan Matiç do ta ketë në dispozicion. “Nuk dëshiroj të flas për cilësitë e mia, të gjitha do të keni rast t’i shikoni në fushë. Mund të them se bashkëlojtarët e mi të rinj pas stërvitjes së parë më kanë thënë se kam goditje të tmerrshme. I falënderoj të gjithë që kanë marrë pjesë në transferimin tim dhe besoj se do ta justifikoj besimin e dhënë”, u shpreh Cikalleshi, i cili ka firmosur një kontratë 3-vjeçare me skuadrën kroate. Kukësi – Pas prezantimit te sulmuesit te Spliti, ka reaguar dje klubi i Kukësit, duke “kërcënuar” se nuk do të japë lejekalimin. “Cikalleshi i ka dokumentet në klub dhe s’ka bërë kërkesë zyrtare për largim. Do të ndjekim në UEFA e FIFA problemin, pasi lojtari ka edhe një vit kontratë”, – sqarojnë drejtuesit e Kukësit.





www.minuta90.com