Champions dhe L.Europe, zbardhet bilanci i Milanit. 70 mln nga grupet, “djalli” synon trofe dhe 20 mln të tjera

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 15, 2023 | 16:04

Champions dhe L.Europe, zbardhet bilanci i Milanit. 70 mln nga grupet, “djalli” synon trofe dhe 20 mln të tjera

Eliminimi bën që bilanci i Milanit të për fitojë vetëm 45 milionë euro nga ekspedita e Champions-it, por kualifikimi në raundin 1/8-ave do të kishte rritur në mënyrë të dukshme shanset e kuqezinjve për të marrë pjesë në Kupën e re të Botës për Klube me 32 ekipe. Për të qenë prezent në SHBA në vitin 2025, me shumë gjasa do të kishte mjaftuar të fitonte një nga dy ndeshjet e 1/16-tës.

MILN

Shifrat për ngjarjen nuk dihen ende dhe do të ndikojnë në buxhetet midis 2024 dhe 2025, por sipas thashethemeve, turneu do të jetë me vlerë të paktën 2 miliardë euro. Kjo – në pritje të shifrave zyrtare – duhet t’u garantojë klubeve pjesëmarrëse një minimum prej 50 milionë eurosh, si një Ligë “e dytë” e Kampionëve.

Prandaj, duke mbledhur shifrat e marra në konsideratë dhe duke lënë mënjanë çështjen e biletave, pasi nuk ka hyrë në fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve mund të vlejë një minimum prej gati 60 milionë eurosh në të ardhura të humbura për Milanin nga ky sezon dhe sezoni i ardhshëm. Të gjitha pa marrë parasysh mundësinë e vazhdimit edhe më tej në kompeticionin më të mirë evropian. Ndërkohë, nga të drejtat e reklamave, “djalli” do të arkëtojë 20 milionë.

LIGA E EUROPËS – Suksesi kundër Njukasëllit nuk i mjaftoi Milanit të Stefano Piolit për të vijuar rrugëtimin në Ligën e Kampionëve. Kuqezinjtë mbyllën grupin F me të njëjtat pikë si PSG, por parisienët shkuan në raundin pasardhës falë një golavarazhi më të mirë në përballjet direkte. Me vendin e tretë në renditje, kuqezinjtë zbresin kështu në Ligën e Evropës (do të fillojnë nga raundi i 1/16- ave) që padyshim nuk është Liga e Kampionëve, por është ende një trofe prestigjioz të cilin, ndër të tjera, Milani nuk e ka fituar kurrë në historinë e tij.

Nga pikëpamja ekonomike, sa vlen ky turne? Këtu janë shifrat e detajuara nga faza e eliminimit të drejtpërdrejtë: – kualifikimi në 1/8: 1.2 milionë euro për klub – kualifikimi për në çerekfinale: 1.8 milionë euro për klub – kualifikimi për në gjysmëfinale: 2.8 milionë euro për klub – kualifikimi për në finale: 4.6 milionë euro për klub – Fituesi i finales do të marrë edhe 4 milionë euro të tjera shtesë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"