Çështja “Tirana”, reagon ish-sekretari i FSHF-së: Halili është viktima e radhës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 19, 2024 | 21:09

Çështja “Tirana”, reagon ish-sekretari i FSHF-së: Halili është viktima e radhës

Pas lajmit për nxjerrjen në ankand të aksioneve të klubit të Tiranës nga përmbarimi gjyqësor për shkak të borxheve të shumta, ka reaguar përmes një statusi në rrjetet sociale edhe ish-sekretari i përgjithshëm i FSHF-së, Eduard Prodani.MixCollage-19-Apr-2024-08-09-PM-5665

Postimi i plotë

Ngjarja me KF “Tirana” nje moment per te reflektuar!!
Eshte njoftuar sot qe paketa shumice e aksioneve te Klubit te Futbollit “Tirana” do te nxirret ne shitje nga permbarues gjyqesor. Per futbollin shqiptar kjo nuk eshte nje ngjarje rutine por e tille qe e trajtuar me ndjeshmerine qe meriton mund te sjelle zhvillime pozitve nderkohe qe e pare me miopine e zakonshme vrastare mund te perbeje nje shkak per zhytjen edhe me te thelle te futbollit tone profesionist ne batakun e mediokritetit, braktisjes dhe keq berjes.
Per kete qellim dua te terheq vemendjen e publikut dhe institucioneve qe per vete specifikat e futbollit tone dhe historise se tij te pas vitit ’90, aksionet e klubeve sportive si “Tirana” nuk mund tashme te vijiojne te shiten si objekte te zakonshme tregtare. Ato nuk duhen trajtuar si kioska qe i ble ai qe jep çmimin me te larte apo ai qe e “kurdis” me mire ate pune. Sepse keshtu do krijohen pa dyshim rrethanat per t’i shtuar futbollit tone nje “ingranazh” tjeter ne ate mekanizmin qe gradualisht i ka shnderruar kampionatet tona te profesionisteve ne evente te ngjashme me seri te filmit “The Matrix”.
Me kete shqetesim, bej thirrje qe aksionet e KF “Tirana”, ne respekt te historise se Tiranes, futbollit shqiptar, transparencies dhe interesit publik, duhet t’i oftohen bashkeaksionerit te shoqerise KF “Tirana” sha qe eshte Bashkia Tirane.
Ne kete menyre, pas marrjes se aksioneve, ne zbatim te ligjit dhe per te miren e futbollit, Bashkia mund te te beje shitjen e 100% te aksioneve ne nje ankand kesaj rradhe me kritere perzgjedhjeje te studjuara ne menyre te tille qe te garantojne freskimin e futbollit tone me sipermarres sportive te dedikuar me integritetin e nevojshem, kapacitetet dhe financa transparente. Vetem keshtu mund te nderpresim praktikat e korruptuara te deritanishme dhe mund te krijojme nje precedent pozitiv dhe kontribut per inicimin e nje kthese te forte te futbollit tone profesionist dhe te shkeputjes se tij nga praktikat e futbollit te semure qe e shohim ne shume nga vendet e lindjes post-komuniste.
Drejtues, futboll-dashes, miq, qytetare. Ky eshte vertet nje moment per te cilin duhet reflektuar dhe nje mundesi ndoshta nder te fundit per t’u shfrytezuar. Mjaft futbollit qe trafikon influenca dhe pastron para.
Se fundi, dua te shpreh keqardhen per daljen nga skena e futbollit ne kete menyre te pamerituar per pasionin, kontributin dhe sakrificat e bera tashme per dekada te zotit Refik Halili. Ai eshte viktima e radhes e futbollit pa rregulla, pa moral dhe pa integritet. Pavaresisht te gjithave, dashamiresit e futbollit dhe vecanerisht ata te “Tiranes” atij duhet t’i detyrohen falenderime dhe respekt.

Kaq.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"