Çështja e stadiumit/ Çelsi mund të jetë “i pastrehë” për 6 vite

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 7, 2024 | 23:21

Çështja e stadiumit/ Çelsi mund të jetë “i pastrehë” për 6 vite

Çelsi po përballet me një zgjedhje të vështirë mbi planet për të pasur një stadium të ri. Shefat e bluve janë në dilemë nëse do të ndërtojnë një stadium të ri në një tjetër vend apo do të rindërtojnë “Stamford Bridge”. Ardhja e pronarëve të rinj e ka bërë akoma më të paqartë të ardhmen e infrastrukturës së bluve të Londrës.

91ATTlXc5fL._AC_UF894,1000_QL80_

Drejtuesit e shkuar kishin në plan të rinovonin stadiumin aktual, ashtu siç ka bërë Liverpuli me “Anfield Road”. Në tetor, pronarët veteranë të një blloku pallatesh pranë “Stamford Bridge” ranë dakord t’ua shisnin tokën pronarëve të rinj, të drejtuar nga Tod Bohli, për shifrën e 80 milionë paundëve.

Marrëveshja nuk është firmosur ende, por nuk përjashtohet edhe ndërtimi i një stadiumi të ri, duke u larguar nga “Stamford”, që ka qenë shtëpia e tyre që prej vitit 1905. Problemi do të ishte se skuadra duhet të gjejë një shtëpi të re nëse vendos të ndërtojë stadiumin e ri dhe mund të “endet rrugëve” deri në 6 vite, pasi kaq mund të zgjasë projekti sipas “The Sun”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"