Celtics marshojnë në Lindje, Boston dhe Minnesota bëjnë ligjin në NBA

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 30, 2023 | 11:29

Celtics marshojnë në Lindje, Boston dhe Minnesota bëjnë ligjin në NBA

Në NBA vijojnë sfidat e sezonit të rregullt, teksa në orët e para të mëngjesit të djeshëm u zhvilluan tetë takimet e radhës. Bostoni ruan statusin e skuadrës me më shumë fitore në NBA, duke mos e lëshuar kreun në Konferencën e Lindjes.

thfgh

Celtics këtë herë fituan bindshëm 124-97 ndaj Chicago, në një ndeshje të dominuar në fushën e tyre. Për Bostonin, të gjithë titullarët realizuan mbi 10 pikë, ku u dallua Brown me 30 pikë dhe Tatum me 21 pikë. Kjo ishte humbja e pestë radhazi për Bulls, që rrëshqasin në vendin e 13-të, shumë larg zonës së play-off-it. Po në Lindje, Milwaukee mposhti 131-124 Miami Heat, një përballje mes dy ekipesh rivale. Antetokounmpo me 33 pikë dhe Lillard me 32 pikë, bënë diferencën në fushë për Bucks, duke i bërë të pavlefshme 31 pikët e Adebayo për ekipin nga Florida. Ky sukses, i treti radhazi, ngjit Milawaukee në vend të dytë, ndërsa Miami pësoi humbjen e tretë rresht dhe bie në vend të shtatë. Në Perëndim, humbje në sekondat e fundit për Golden State, që u mund 124- 123 nga Sacramento Kings.

Curry dhe Wiggins realizuan nga 29 pikë secili për Warriors, por që nuk mjaftuan, ndërsa për vendasit u dallua Fox me 29 pikë. Ndërkohë në takimet e tjera, Brooklyn mposhti në shtëpi Toronton me rezultatin 115-103, Cleveland triumfoi thellë fushën e tij ndaj Atlanta Hawks në shifrat 128-105. Sukses në shtëpi edhe për New York Knicks përballë Charlotte me rezultatin 115- 91. Minnesota triumfoi 106- 103 kundër Oklahoma Thunder, me Timberwolves që bëjnë ligjin në Konferencën e Perëndimit, teksa regjistrojnë deri më tani, 13 fitore dhe 4 humbje. Ndërkohë Dallas shënoi fitore 121-115 përballë Houston Rockets.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"