Bushi: Kemi skuadër më të mirë se Irlanda e Veriut, ja pse nuk e thirra Manajn

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 6, 2017 | 11:48

Bushi: Kemi skuadër më të mirë se Irlanda e Veriut, ja pse nuk e thirra Manajn

Trajneri i Kombëtares Shpresa, Alban Bushi doli paraditen e sotme në konferencën për shtyp ku bëri publike listën e futbollistëve të grumbulluar për ndeshjen ndaj Irlandës së Veriu, që do të luhet në datën 10 nëntor. Bushi i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në lidhje me lojtarët e grumbulluar si dhe për mungesën e Manajt dhe Durmishajt.

Bushi2

Për kundështarin

“Nuk meritonim që të humbnim ndaj Irlandës së Veriut pasi luajtëm një ndeshje të barabartë ndaj tyre dhe u ndëshkuam nga një penallti në minutën e 95-të. Irlanda e Veriut ka 9 pikë por ka pasur shumë fat nuk i ka merituar disa prej tyre.

Ata kanë një skuadër të mirë por nuk duhen pasur frikë, ne kemi një skuadër me më shumë cilësi brenda se Irlanda e Veriut. Problemi ynë është që nuk po shkojmë dot te goli. Ndaj Irlandës së Veriut duhet të shënojmë patjetër për të fituar. Mendoj se do ta arrimë objektivin”.

Për mungesën e Durmishajt

“Durmishaj është lojtar shumë i mirë dhe i rëndësishëm për ne. Kemi marrë një email nga klubi i tij në Greqi, që na vë në dijeni për dëmtimin. Po i vuajmë dëmtimet shumë këto kohë. Florini është lojtar që mban peshë në sulm. Edhe të tjerët kam besim se do të bëjnë mirë, përderisa janë grumbulluar me Kombëtaren U-21.”

Mundësia për kalimin e futbollistëve të Shpresave në Kombëtaren A

“ Trajneri i Kombëtares së madhe i shikon vetë lojtarët e ekipit Shpresa. Skuadra U-21 ka shumë lojtarë që mund të jenë pjesë e kombëtares A, tani por edhe më vonë. Ramadani është njëri prej tyre, ndërsa para tij u thirr Ndoj. Megjithatë lojtarët që kam aktualisht në dispozicion duhet të japin më të mirë te ekipi Shpresa për të qenë gati për Kombëtaren A.”

Objektivi

“Objektivi ynë në grup është vendi i 2-të, nëse fitojmë ndaj Iralndës së Veriut mendoj që do kemi shanse për të kapur vendin e dytë, megjithatë ne duhet ti marrim ndeshjet një e nga një dhe më pas të shohim se deri ku mund të arrimë”.

Lënia jashtë liste e Manajt

“Lojtarët që kemi në sulm janë më mirë se Manaj në këtë moment. Kur të jetë më mirë, do ta thërras. Po përgatisim ekipin edhe për sezonin tjetër. Kemi një miqësore me Gjeorgjinë dhe aty do të marrim edhe disa lojtarë të tjerë. Nuk kemi problem, përveç Bytyçit, por edhe Durmishajt të dëmtuar.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"