“Bravo lojtarëve, sot jemi aty ku e meritojmë”, Jetmir Halilaj vlerëson Silvinjon: Ka sjellë klimë pozitive

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 17, 2023 | 21:11

“Bravo lojtarëve, sot jemi aty ku e meritojmë”, Jetmir Halilaj vlerëson Silvinjon: Ka sjellë klimë pozitive

Barazimi 1-1 me Moldavinë i dhuroi kuqezinjve një biletë për në Euro 2024. Pas sfidës, kryeredaktori i Panaroma Sport Jetmir Halilaj ishte i ftuar në News 24, ku u shpreh se për arritjen e këtij objektivi, meritën e kanë lojtarët.

r4

“Aty ka një mori njerëzish që punojnë. Siç themi që ka mëkat kur gjërat nuk shkojnë mirë. Sot duhet t’i themi bravo atyre. Ata kanë arritur këtë gjë, jo ne që jemi në këtë studio. Ky trajner i ka marrë më të mirën grupit. Gjithmonë pyesnim përse nuk luan ky apo ai. Kemi klimë të mirë, klimë respekti dhe jo xhelozie” – tha ai.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"