Bomberi Sukaj dhe tre mbrojtës, te Partizani “poker” rinovimesh

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 18, 2017 | 15:30

Bomberi Sukaj dhe tre mbrojtës, te Partizani “poker” rinovimesh

Partizani ka rinovuar së fundmi me katër futbollistë, të cilët ishin lakuar si largime të mundshme, pikërisht tre mbrojtës, Gëzim Krasniqi, Labinot Ibrahimi, Renaldo Kalari, si dhe sulmuesi Xhevahir Sukaj.

Partizani 2017

Të kuqtë kanë bërë dje poker rinovimesh, por klubi ka publikuar në faqen zyrtare vetëm zgjatjen e kontratës së Gëzim Krasniqit, i cili është prezantuar nga Luçiano Moxhi. Ndërsa burime nga klubi konfirmuan edhe rinovimet e tre lojtarëve të tjerë, të cilët do të mbajnë veshur fanellën e kuqe në sezonin e ri futbollistik.

GËZIM KRASNIQI – Përzgjedhja e prezantimit të rinovimit të kontratës së Gë- zim Krasniqit nga këshilltari i presidentit Demi ka qenë jo e rastësishme. Më herët ka pasur zëra se Luçiano Moxhi nuk e dëshiron Krasniqin në ekip ndaj është lakuar si largim i mundshëm. Por dje klubi ka zyrtarizuar rinovimin e kontratës me mbrojtësin edhe për një sezon. Ja njoftimi i klubit që shoqëroi foton e Krasniqit me Moxhin:

Krasniqi

“Gëzim Krasniqi mbetet i kuq. Klubi njofton zgjatjen e bashkëpunimit me Gëzim Krasniqin. Mbrojtësi 27-vjeçar ka rinovuar edhe për sezonin e ri futbollistik 2017-2018, duke vijuar të mbetet pjesë e 15 herë kampionëve të vendit”. Lojtari ka mbetur i kënaqur nga rinovimi, gjë të cilën e ka pranuar edhe për “Panorama Sport”.

“Të ardhmen e kam vendosur me kohë, kështu që e prisja rinovimin. Dje morën fund edhe detajet e fundit, kështu që mbetem pjesë e Partizanit, me të cilin synoj që të realizoj objektiv madhor, të cilin na e mohuan në sezonin e fundit.

krasniqi4

Aktualisht, jemi të fokusuar te paraqitja në Ligën e Europës, ku synojmë të shkojmë sa më larg në këtë veprimtari. Ndërsa për kampionatin është herët për të folur, ndonëse objektivi dihet se cili është, titulli kampion”, u shpreh Krasniqi për “Panorama Sport”.

LABINOT IBRAHIMI – Në dyshim ka qenë edhe vazhdimësia e bashkëpunimit me mbrojtësin Labinot Ibrahimi, por në fund është arritur akordi që kosovari të mbetet i kuq edhe për një vit. Prishtina ka qenë në bisedime me mbrojtësin e Partizanit, Labinot Ibrahimi, të cilin shpresonte ta transferonte për Ligën e Europës dhe sezonin e ardhshëm. Por kjo gjë nuk është konkretizuar me sukses, pasi futbollisti ka vendosur që ta vijojë karrierën edhe për një sezon me “demat e kuq”.

Ibrahimi konference 3

Vetë lojtari e ka konfirmuar për “Gazetaolle” në Kosovë se ka pasur interes nga Prishtina, por preferoi që të qëndrojë në Shqipëri edhe për një vit. “Po, kam pasur kontakte me Prishtinën deri ditën e premte, por në fund kam vendosur që të vazhdoj me Partizanin edhe për një vit tjetër. Vendosa të qëndroj këtu edhe këtë sezon, ndaj të shikojmë se çfarë do të ndodhë pas një viti”, u shpreh mbrojtësi nga Lipjani.

XHEVAHIR SUKAJ – Lajm pozitiv për dashamirësit e kuq nga rinovimet e fundit vjen në lidhje me Xhevahir Sukajn, i cili duket se e ka gjetur veten pas dëmtimit që pë- soi vitin e kaluar në Malajzi. Sukaj iu bashkua Partizanit në merkaton e dimrit, por, duke qenë në fazë riaftësimi, luajti pak me “demat”.

Sukaj partizani stervitje

Pas përfundimit të sezonit, u përfol për një rikthim të sulmuesit shkodran te Sepahani në Iran, por dje është vendosur që Sukja të mbetet i kuq. Seancat e fundit kanë nisur me lajme të mira, pasi bomberi shkodran duket drejt rikthimit të plotë, gjë të cilën e tregoi edhe në ndeshjen e fundit brenda grupit, ku shënoi një gol dhe dha dy asiste.

RENALDO KALARI – Rinovimi i fundit në radhët e të kuqve ka të bëjë me mbrojtësin e majtë, Renaldo Kalari, i cili edhe për një vit mbetet i kuq. Në dy- tre sezonet e fundit Partizani ka afruar disa alternativa për krahun e majtë të mbrojtjes, por në fund ka qenë Kalari ai që ka mbajtur peshën kryesore.

Kalari-Vangjeli

Me afrimin e Kotobellit u mendua për një largim të mundshëm të Kalarit, por në fund klubi ka vendosur që të vazhdojë bashkëpunimin me mbrojtësin kryeqytetas. Kalari, Kotobelli, Hakaj, pse jo edhe Ibrahimi, janë alternativat për krahun e majtë të mbrojtjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"