Blanko i befasuar: S’e kisha menduar këtë rezultat. Fusha jonë është më e vogël dhe na favorizon

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 30, 2017 | 15:56

Blanko i befasuar: S’e kisha menduar këtë rezultat. Fusha jonë është më e vogël dhe na favorizon

I vetëdijshëm për faktin se përballë do të kishte një ekip mjaft të fortë, trajneri i Sant Hulias, Luis Blanko, është i kënaqur me atë që skuadra e tij ka dhënë në fushën e blertë. Në një prononcim për mediat, pas takimit ai ka thënë:

blanko sant hulia

“Tani që u luajt ndeshja besoj se do të ishte më mirë të merrnim një barazim, por nëse do të më thoshit që kjo ndeshje del 1-0 që në fillim isha gati ta firmosja pa e luajtur. Besoj se kemi bërë një paraqitje të mirë dhe e dimë tashmë se kemi përballë një ekip shumë më të mirë se ne.

Fusha jonë është më e vogël dhe kushtet na favorizojnë më shumë. Besoj se kjo e sotmja ishte dita më e mirë e ekipit. Nuk kemi lojtarë që të bëjnë diferencën, por kemi grupin pikën tonë më të fortë.

Besoj se tashmë pas ndeshjes së parë kemi 35% shanse për të kaluar më tej. Mund të kishim edhe më shumë, por Skënderbeu nga sot do të mendojë për ndeshjen, kurse ne do të kthehemi në punën e parë që bëjmë”, ishin fjalët e trajnerit të skuadrës nga Andorra.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"