Biturku: Një pikë morali, ne nuk kemi luksin e Flamurtarit në sulm. Kemi presion në fushën tonë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 24, 2018 | 19:33

Biturku: Një pikë morali, ne nuk kemi luksin e Flamurtarit në sulm. Kemi presion në fushën tonë

Trajneri i Teutës, Gentian Begeja, prej gjendjes shëndetësore të rënduar, nga tensioni i lartë, nuk u shfaq në intervistën pas ndeshjes. Zëvendësi Ilir Biturku, u shfaq i lumtur për këtë sfidë, dhe falënderon djemtë e tij për takimin e zhvilluar.

biturku

Barazim përballë Flamurtarit. Sukses për Teutën?

Duke pasur parasysh situatën tonë, ky rezultat ishte i drejtë për takimin. Patëm shanset tona për ta fituar, por edhe Flamurtari mund të shënonte. Rezultati është i drejtë. Duhet t’i falënderoj djemtë për shpirtin e garës sot.

Ju jep besim të shënoni në ndeshjen e radhës ndaj Kamzës?

Skuadra shprehet mirë në fushë, mundohet të japë më të mirën e saj. Tani na duhet rezultati. Kemi bërë gabime, por kanë qenë më shumë individuale. Mendoj se kjo pikë është një pikë morali. Ne do vazhdojmë me të njëjtin intensitet, sepse kur prodhon lojë edhe rezultati do vijë.

1 pikë në fushë të vështirë. Çdo ekip që do vijë në Durrës do e ketë të vështirë?

E mendojmë këtë, pasi çdo ndeshje që ikën, nuk duhet ta kemi më kokën pas. Teuta sot luajti mirë pothuajse në të gjithë 90 minutat, por nuk kemi cilësinë e Flamurtarit në repartin e sulmit. Mundohemi që si skuadër të sulmojmë në bllok. Teuta do jetë një skuadër e vështirë për të gjithë, edhe në transfertë.

Teuta duhet pak më agresive. Kur luani në shtëpi, jeni në një situatë më të vështirë, a e kuptojnë lojtarët?

Teuta sot luajti mirë, mund të kishim fituar por edhe mund të humbnim. Në fushën tonë kemi presion, sepse kërkojmë ne ta bëjmë lojën. Kundërshtari pret hapësirat që lëmë ne, këtë gjë bëri edhe Flamurtari sot. Nuk është e lehtë për ne, sidomos në ndeshjet brenda.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"