Besa zyrtarizon firmën, një talent kosovar zbarkon nga futbolli kroat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 5, 2024 | 18:01

Besa zyrtarizon firmën, një talent kosovar zbarkon nga futbolli kroat

Skuadra e Besës dëshiron që pjesa e dytë e sezonit në Kategorinë e Parë të jetë ndryshe nga ajo që mbylli në vitin 2023. Kavajasit e shohin vetën shumë larg pretendimeve të tyre, duke rrezikuar seriozisht rënien ndaj tani do të synojë që të ngjitin hapa në tabelën e klasifikimit.

olt zeqiraj

Si rrjedhojë kanë nisur lëvizjet në merkato, duke afruar futbollistë që t’i ndihmojnë drejt këtij objektivi. Sot ka ardhur firma e radhës, me talentin kosovar Olt Zeiqraj i cili ka firmosur për 2 vite me klubin kavajas.

Zeqiraj u transferua vitin e kaluar nga kampionati kosovar në radhët e NK Goricës në kampionatin kroat, për t’u huazuar më pas te Trnje në kategorinë e dytë kroate. Tani për mesfushorin nis një aventurë e re në futbollin shqiptar, me synimin për të luajtur rregullisht e treguar vlerta e tij.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"