Besa thyen çdo rekord, ka ndryshuar katër herë trajner për të luajtur… një ndeshje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 13, 2017 | 19:00

Besa thyen çdo rekord, ka ndryshuar katër herë trajner për të luajtur… një ndeshje

Skuadra e Besës vazhdon të çuditë me ndryshimet e vazhdueshme në pankinën e saj gjatë këtij sezoni, të cilin kavajasit e kanë filluar me pretendimet për t’u kthyer në elitën e futbollit shqiptar. Sot ka ardhur ndryshimi i radhës që tani ka marrë përmasa qesharake.

sinella

Pas largimit të Julian Ahmatajt nga drejtimi i skuadrës në fundin e sezonit të kaluar dhe me kthimin e Nexhat Bizhdilit si president i klubit kavajas, ky i fundit emëroi Bledar Sinellën si trajner. Pas pak ditësh, Sinella u largua dhe vendin e tij e zuri Ilirjan Berati, i cili mbulonte edhe rolin e shefit të klubit.

besa (1)

Por edhe aventura e Beratit nuk zgjati shumë, pasi në stolin e kavajasve erdhi Artion Poçi, i emëruar pak javë më parë. Sot, në ndeshjen ndaj Tiranës, të parën zyrtare për sezonin e ri, Besa dhuroi çudinë e radhës. Trajneri i skuadrës ne protokoll ishte pikërisht ai që kishte nisur këtë cikël ndryshimesh, Bledar Sinella, i cili nga nesër do të drejtojë ekipin.

Protokolli i ndeshjes Besa-Tirana, me Sinellen si trajner

Protokolli i ndeshjes Besa-Tirana, me Sinellen si trajner

Me pak fjalë, Besa ka ndryshuar katër herë trajnerin gjatë kësaj vere vetëm për të luajtur një ndeshje futbolli të cilën përveç të tjerave, e mbylli me humbje. Situata  duket paksa kaotike kur e mendon se ka luajtur vetëm një ndeshje dhe Besën me ndryshimet e trajnerëve të saj, e pret një sezon i gjatë para…

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"