Besa pa objektiva, Laçi siguron kualifikimin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 17, 2015 | 12:44

Besa pa objektiva, Laçi siguron kualifikimin

BesaBesa thjesht respekton garën dhe aktivizon lojtarë të rinj. Kupa për kavajasit nuk është fare në objektivat që kanë. Verdhezinjtë janë mundur dje në fushën e tyre nga Laçi me rezultatin 3-1 në takimin e parë të turit të parë eliminator të Kupës. Kurbinasit zbritën në fushë me formacionin e tyre më të mirë, ndërsa në krahun tjetër Besa hodhi në fushë një ekip me lojtarë të stolit. Ishin shumë lojtarë si Arkaxhiu, Efica, Puja, Rroci, Kapidani, Xhihani e tjerë që debutuan me Besën.

Ndeshja

Ka qenë një pjesë e parë ku përvojës së laçianëve iu kundërvu rinia dhe angazhimi i lojtarëve të rinj kavajas. Falë kësaj lufte, loja thuajse ishte e barabartë dhe sulmuesit laçianë Kruja e Vuthaj u mbajtën larg portës. Besa, nga ana e saj, ishte e pafuqishme të shqetësonte portierin Brahimaj, por bëri atë që dinte më mirë, bllokoi dhe frenoi lojën e miqve. Gjatë kësaj pjese, Laçi nuk rrezikoi dhe duhej “perla” e Arsid Krujës nga rreth 25 metra që të gjente rrugën e rrjetës. Në pjesën e dytë, përvoja e miqve do të ndihej dhe ashtu ndodhi. Pak lodhja e pak mungesa e përvojës, kavajasit nuk rezistuan dot dhe Laçi tregoi vlerat e përvojën e tij. Ishte Nimani që i dyfishoi shifrat në minutën e 58-të. Po ky lojtar i vidhet bukur mbrojtjes e në minutën e 72-të, në një kënd tejet të vështirë, arrin falë klasit të tij të shënojë dopietën e tij dhe golin e 3-të për miqtë. Besa ndihet e dorëzuar dhe duhej pritur një veprim fantastik i Alaidin Sallakut për t’i kënaqur disi tifozët në stadium. Sulmuesi verdhezi merr një top nga rreth 30 metra dhe kalon tre mbrojtës miq, sheh daljen e portierit dhe kalon me një parabolë topin në rrjetë.

BESA-LAÇI 1-3
GOLAT: Sallaku 79’/ Kruja 39′, Nimani 58′, 72′ BESA: Arkaxhiu (Puja 46′), Boriqi, Myrtollari, A.Kullolli, Leka (Xhihani 46′), Hoxha (Rroci 46′), Efica, Colla, Sallaku, Brahimaj, Kapidani.
Trajner: D.Bubeqi
LAÇI: Selmani (Sherifi 75′), Sheta, Buljan, Musaj, Ndreca, Veliaj (Bardhi 46′), Iseni, Gocaj (Nimani 54′), Kruja, Bardhi, Vuthaj.
Trajner: A.Cungu
KARTONË TË VERDHË: Kapidani 26′, Buriqi 41′, Sheta 86′
GJYQTARË: E.Halo (Memaliaj), E.Pashaj (Tepelenë), E.Nelaj (Gjirokastër)
VËZHGUES: F.Koreshi (Lushnjë)
DELEGAT: S.Kallesh

KUPA E SHQIPËRISË
TURI I PARË
GRUPI A
Tomori-Skënderbeu 0-3
Olainka 55′, Dema 59′, 70′
Korabi-Partizani 0-5
Plaku 8′, 35′, Morini 42′, Doçi
45+1′ (autogol), Ibrahimi 68′
(11-m)
Besa-Laçi 1-3
Sallaku 79′ / Kruja 39′, Nimani
58′, 72′
Pogradeci-Vllaznia 1-1
Çekiçi 82′ / Kdouh 18′
Shkumbini-Apolonia 2-2
Lluca 79′, Isai 90+3′ (11-m) /
Andoni 2′, Fili 74′
Dinamo-Bylis 0-1
Kalheira 85′
Luftëtari-Lushnja 0-1
Allkanjari 30′
Sopoti-Butrinti 5-0
Bërdufi 25′, 39′, 79′, Jaupaj
28′, 74′
GRUPI B
Naftëtari-Kukësi 3-1
Kopaçi 20′, 58′, Behari 65′ /
Gucaj 4′ (aut)
Erzeni-Tirana 0-1
Kadriu 78′
Orikumi-Flamurtari 1-2
Nurçe 55′ / Zeqiri 5′, Bregu 88′
Ada-Teuta 1-5
Kim 68′ / Lukiç 8′, Gripshi 22′,
40′, Hyka 45′, 85′
Kamza-Elbasani 4-2
Gjini 24′, 90+2′, Blloku 51′,
Ymeri 56′ / Luta 19′, Shehaj 74′
Burreli-Terbuni 0-0
Kastrioti-Besëlidhja 1-0
Malo 39′ (11-m)
Iliria-Mamurrasi 1-0
Doçi 90′
*Ndeshjet e kthimit luhen më
30 shtator

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"