Batuta epike e Shametit nga Gjirokastra: Edhe po ka ardhur Koronavirusi, ai që e ka marrë nuk e lëshon …

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 29, 2020 | 12:58

Batuta epike e Shametit nga Gjirokastra: Edhe po ka ardhur Koronavirusi, ai që e ka marrë nuk e lëshon …

Në këtë situatë tejet të vështirë, për shkak të Koronavirusit, nuk mungojnë as batuat. Ka qenë futbollisti gjirokastrit Ylli Shameti, i cili nëpërmjet një postimi në “Instastory”, është përpjekur ta heqë disi vëmendjen nga virusi që po bën kërdinë në të gjithë botën.

Shameti

Nisur nga fakti që në Gjirokastër nuk rezulton asnjë rast i prekur me COVID-19, Shameti ka shkruar: “Më tha njëri se në Gjirokastër edhe nëse ka ardhur koronavirusi, ai që e ka zor se e lëshon”.

Shameti5556

E gjitha kjo në kuadrin e shakasë. Kjo batutë e publikuar nga Shameti, ka lindur nga fakti se qytetit jugor i ka dalë nami se ka njerëz që kursejnë shumë.

Vlen për t’u përmendur se Shameti aktualisht eshtë pjesë e Gjilanit në Superligën Kosovare, ndërkohë që mbrojtjësi ndodhet në Gjirokastër që prej momentit të ndërprerjes së kampionatit.

tty

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"